Roberto Mançini do të jetë trajner i Arabisë Saudite.
Pak ditë pasi dha dorëheqjen nga stoli i Italisë, ai ka arritur marrëveshjen për të drejtuar përfaqësuesen e Arabisë Saudite, teksa ka firmosur edhe një kontratë të vlefshme deri në verën e 2026-ës.
Mediat italiane raportojnë se prezantimi i Mançinit në stol do të bëhet nesër në orën 16:00.
Ai pritet të përfitojë një pagë prej 30 milionë eurosh në vit, teksa objektivi i parë i madh do të jetë përfaqësimi dinjitoz në Kampionatin Aziatik, që do të zhvillohet në fillim të vitit të ardhshëm dhe në të cilin Arabia Saudite nuk fiton që prej më shumë se 25 vitesh.