Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë dhe kështu ka ndodhur edhe me një burrë i cili kishte zbuluar se gruaja e tradhtonte.
E pas kësaj, ai u hakmor në mënyrën më të fortë të mundshme. I riu vendosi të martohej me gruan dhe t’ua rrëfente të gjithë të ftuarve historinë e tij ditën e dasmës.
Për këtë e kishte planin e mirëmenduar. Në çdo tavolinë, kishte nga një zarf ku ishin fotot e vajzës me partnerin e ri, që ajo e tradhtonte.
Pas fjalimit që i la gojëhapur të ftuarit, ai i ftoi që të hapnin zarfet për të konfirmuar se nuk gënjente. Më pas mori familjen dhe u largua nga festa duke lënë nusen që të paguante faturat.
Kjo histori është treguar nga një planifikuese dasmash dhe më pas është publikuar në TikTok. Rrëfimi ka marrë shumë klikime, ku kishte nga ato që i jepnin të drejtë dhëndrit, por nuk kanë munguar edhe të tjerë që e kanë parë me skepticizëm historinë.