ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale 5 hours ago
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike 6 hours ago
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë 7 hours ago
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision 7 hours ago
Rubin në Hagë: Hetimet për vrasje nga UÇK-ja nuk u vërtetuan kurrë, shumë nga akuzat janë të fabrikuara 10 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Dhëndri i Putinit kishte blerë për 100 dollarë aksionet me vlerë 380 milionë dollarë

albnews by albnews
8 December, 2020
in Bota, Technologji
0
Dhëndri i Putinit kishte blerë për 100 dollarë aksionet me vlerë 380 milionë dollarë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një biznesmen rus, i cili ishte i martuar me vajzën e presidentit Vladimir Putin, kishte blerë aksione me vlerë prej rreth 380 milionë dollarësh për vetëm 100 dollarë, ka raportuar një faqe hulumtuese.

Hulumtimi i kryer nga faqja “iStories” në bashkëpunim me Projektin për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, u bë duke u mbështetur në një grumbull të dërgesave elektronike, të cilat hodhën dritë mbi një rreth të mbyllur familjarësh dhe personave të lidhur me presidentin rus.

RelatedPosts

Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

Oficerët amerikane zbarkojnë në Bjellorusi, vëzhgojnë nga afër stërvitjen ushtarake me Rusinë

Mblidhet samiti i jashtëzakonshëm arabo-islamik, Erdogan fluturon në Doha

Sipas këtij hulumtimi, Kirill Shamalov, i biri i një miku të vjetër të Putinit, kishte blerë aksione në kompaninë amë të gjigantit të petrokimikateve “Sibur”, përmes një kompanie të ashtuquajtur “offshore”. Marrëveshja ishte nënshkruar vetëm disa muaj pasi ai ishte martuar me Katerina Tikhonovan, shkencëtare dhe zyrtare universitare që raportohet gjerësisht si vajza e vogël e Putinit.

“Është e thjeshtë. Vajza e Putinit martohet dhe të sapomartuarit e marrin dhuratën prej 380 milionë dollarësh”, shkroi Alexey Navalny, politikan opozitar dhe aktivist kundër korrupsionit, i cili dyshohet se muaj më parë u helmua nga Kremlini.

Raportohet se çifti gjithashtu kishte shpenzuar miliona dollarë në blerjen dhe mobilimin e pronave të paluajtshme afër rezidencës së Putinit në Rusi dhe në Biarritz të Francës. Sipas dërgesave elektronike, një tepih ishte blerë për rreth 50 mijë funte, ndërsa 5.700 funte ishin shpenzuar vetëm për blerjen e librave japonezë. Të martuarit kishin bërë një jetë luksoze që ishte mbajtur e fshehur nga publiku.

Dërgesat elektronike u siguruan nga gazetarët hulumtues përmes një burimi anonim, që mund t’i ketë hakuar të dhënat. Sipas të dhënave, ka ekzistuar një rreth i ngushtë i të rinjve me pushtet nga Shën Petërsburgu, i cili në përgjithësi përbëhej nga fëmijët, nipat e mbesat e Putinit, miqtë e tij dhe kolegët në qeveri.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

15 September, 2025
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

15 September, 2025
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

15 September, 2025
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result