Dhërmiu i Vjetër, nga rrënimi e braktisja në një ndër fshatrat më të bukur të Mesdheut falë Rilindjes Urbane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dhërmiu i Vjetër është kthyer në një ndër fshatrat më të bukur të Mesdheut, falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane.

Kryeministri Edi Rama ndau foto nga ky fshat ndërsa shprehu bindjen se në pak vite, do të bëhet një ndër destinacionet europiane të vijës bregdetare të vendit tonë.

“Aty ku deri dje gjithçka kishte pamjen e rrënimit e të braktisjes, falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, ka rimarrë shkëlqim e po merr formën përfundimtare pas disa vitesh punë me pasion e durim, një ndër fshatrat më të bukur të Mesdheut, që verën e ardhshme do të jetë funksional e i pakonkurueshëm, nga asnjë fshat turistik i ndërtuar deri më tash në bregdetin e Shqipërisë dhe do të bëhet në pak vite, një ndër destinacionet europiane të vijës bregdetare të vendit tonë”, tha Rama./ATSH/

Share This Article