Dhimbje koke për Sylvinho, dëmtohet një tjetër mbrojtës, kush e zëvendëson

albnews
By
1 Min Read

Një lajm i keq vjen nga kampi i grumbullimit të Kombëtares Shqiptare në pragun e dy ndeshjeve eliminatore për Euro 2024 përballë Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Sylvinho nuk do të ketë në dispozicion për këto dy ndeshje, për shkak të një dëmtimi, mbrojtësin Ivan Balliu.

Lojtari i Vallecano i është nënshtruar disa vizitave mjekësore në Spanjë ku ka rezultuar me një problem në tendinën e muskujve aduktor.

Lojtari pritet të nisë fazën e rikuperimit, teksa trajneri Silvinho ka thirrur mbrojtësin tjetër Naser Aliji për zëvendësimin e tij.

Futbollisti, i cili numëron 13 ndeshje me Kombëtaren, pritet t’i bashkohet ekipit në stërvitje për të nisur përgatitjet për dy sfidat zyrtare në ditët në vijim.

Share This Article