ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ronaldo: Unë jam më i bukur se David Beckham dhe më i njohur se Donald Trump 4 hours ago
Zgjedhjet e balotazhit, Vjosa Osmani: Kemi demokracinë më të fortë elektorale në rajon 4 hours ago
Dronët shkelën hapësirën ajrore, Britania merr në mbrojtje Belgjikën 8 hours ago
Vala e të ftohtit polar përfshin SHBA-në, temperatura rekord edhe në Florida 8 hours ago
Nën hetim për publikimin e videos tronditëse, ish-gjeneralja izraelite dërgohet me urgjencë në spital 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Dhjetëfishohet tarifa për t’u bërë shqiptar

albnews by albnews
5 September, 2019
in Albania
0
Dhjetëfishohet tarifa për t’u bërë shqiptar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një tjetër ligj po pëson ndryshime, “Ligji për Shtetësinë”, i cili pritet që të shtojë kostot për individët që duan të marrin shtetësinë shqiptare.

Sipas relacionit, tarifa aktuale nuk korrespondon me koston e shërbimit dhe përshtatja e saj do të sillte rritje të të ardhurave në buxhetin e shtetit.

“Këto ndryshime priten të shoqërohen me ndikime sociale në dy aspekte: regjistrimi i personave të cilët kanë fituar shtetësinë shqiptare me dekret presidencial, por që nuk janë regjistruar në zyrat e gjendjes civile përkatëse, si dhe regjistrimi i personave që kanë mbushur moshën 18 vjeç, të lindur jashtë territorit shqiptar, qoftë edhe me njërin prind më shtetësi shqiptare, do të sjellë rritje të numrit të popullsisë shqiptare, si dhe ushtrimin nga ana e kësaj kategorie subjektesh, të të drejtave që lidhen me të pasurit shtetësinë shqiptare. Në mënyrë indirekte, kjo do të shoqërohet me ndikime ekonomike pozitive, pasi kjo kategori personash që nëpërmjet regjistrimit në zyrat e gjendjes civile, u bëhet efektive shtetësia shqiptare (ushtrim të të drejtave sociale dhe përfitime fiskale), mund të investojë të ardhurat në territorin shqiptar. “-thuhet në raportin shpjegues, shkruan Monitor.

RelatedPosts

Ishin në kërkim, kapen tre persona në Rinas, mes tyre Denis Xhelili që ‘furnizonte’ Anglinë drogë të klasit A

Kandidati i Edi Ramës në Tepelenë, nuk denjon as të regjistrohet si votues në Tepelenë, por voton në Tiranë

Studimi: Çmimet në Shqipëri mesatarisht 89% më të larta se në BE, mungon konkurrenca në treg

Tarifa për aplikim propozohet të jetë në vlerën 300 euro, referuar edhe tarifave që zbatohen në nivel rajonal, si dhe do të miratohet me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Brendshëm, Ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Të ardhurat që parashikon për Buxhetin e Shtetit, nëse kjo tarifë miratohet janë në vlerën 63 milionë lekë.

“Sipas të dhënave të Sektorit të Shtetësisë për vitin 2018, parashikohet të aplikojnë për shtetësinë shqiptare rreth 1 000 persona, nga të cilat 700 persona kanë aplikuar brenda vendit dhe 300 persona jashtë vendit, ku janë rezidentë. Aktualisht mbështetur në Udhëzimin e Përbashkët të Ministrisë së Punëve të Jashtme nr.6252, datë 10.12.2001 dhe të Ministrisë së Rendit Publik nr. 3583, datë 27.11.2001 “Për procedurat dhe dokumentacionin për fitimin, rifitimin dhe heqjen dorë nga shtetësia shqiptare”, tarifa e shërbimit (aplikimi për shtetësi) është në masën 5 000 lekë pë r personat që aplikojnë brenda vendit, dhe 30 euro për personat që aplikojnë pranë përfaqësive diplomatike. Për vitin 2018 të ardhurat për Buxhetin e Shtetit parashikohen të jenë në vlerën 4 760 mijë lekë. Këto të ardhurat derdhen në Buxhetin e Shtetit, pra nuk përdoren nga strukturat/njësit ë që i krijojnë ato. Parashikohet që numri i aplikantëve sipas këtij projektligji të jetë rreth 1 500 persona”, thuhet në relacion.

Dhënia e shtetësisë shqiptare të huajve, nëse Republika e Shqipërisë ka një interes shkencor, kulturor apo kombëtar, shoqërohet me efekte ekonomike apo sociale pozitive, pasi motivon ushtrimin e veprimtarive me interes për Shqipërinë, sipas shpjegimit më të detajuar të pr.ligjit. Fitimi i shtetësisë shqiptare për të huajt që kryejnë një investim në sektorë strategjikë me interes publik sipas legjislacionit përkatës në fuqi (ligji për investimet strategjike), në respektim të kushteve të përcaktuara në ligjin për të huajt dhe që kanë banuar për një periudhë të vazhdueshme për jo më pak se 3 vjet në territorin e RSH-së, shoqërohet me efekte ekonomike pozitive, në mënyrë direkte: rritje e të ardhurave për buxhetin e shtetit; rritje të numrit të të punësuarve, si dhe indirekte, zhvillim ekonomik të vendit. Gjithashtu, efekte financiare pozitive, në mënyrë direkte, sjell rritja e tarifës për shërbimin (aplikim për fitimin/lënien e shtetësisë).

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ronaldo: Unë jam më i bukur se David Beckham dhe më i njohur se Donald Trump

Ronaldo: Unë jam më i bukur se David Beckham dhe më i njohur se Donald Trump

9 November, 2025
Zgjedhjet e balotazhit, Vjosa Osmani: Kemi demokracinë më të fortë elektorale në rajon

Zgjedhjet e balotazhit, Vjosa Osmani: Kemi demokracinë më të fortë elektorale në rajon

9 November, 2025
Dronët shkelën hapësirën ajrore, Britania merr në mbrojtje Belgjikën

Dronët shkelën hapësirën ajrore, Britania merr në mbrojtje Belgjikën

9 November, 2025
Vala e të ftohtit polar përfshin SHBA-në, temperatura rekord edhe në Florida

Vala e të ftohtit polar përfshin SHBA-në, temperatura rekord edhe në Florida

9 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result