Dhjetëra kandidatë garojnë për president të Ukrainës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zyrtarët e Komisionit Zgjedhor në Ukrainë, thanë se 44 kandidatë janë regjistruar për të garuar në zgjedhjet presidenciale në mars.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko do të garojë për mandatin e tij të dytë pesëvjecar dhe është zotuar për arritjen e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Sondazhet e fundit kanë shfaqur se ish-kryeministrja Yulia Tymoshenko dhe komediani Volodymyr Zelensky, janë rivalët më të ngushtë të Poroshenkos në zgjedhjet e 31 marsit.

Poroshenko, 53 vjeçar, një nga personat më të pasur në Ukrainë, mori pushtetin në protestat massive pro-evropiane, që ndikuan në largimin e presidentit Viktor Yanukvcych, i afërt me Rusinë.

Ai ka qenë zë i integrimit me Perëndimin dhe kritik ndaj Rusisë, posaçërisht pas rrethimit të Krimesë dhe luftës së vazhdueshme me separatistët pro-rusë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply