Dhjetëra mijëra persona kanë dalë në rrugët e Francës për të dënuar një reformë të kundërshtuar të pensioneve, në ditën e katërt të mobilizimit kombëtar, shënuar nga grevat kryesisht në sektorin e transporteve.
Nisur një muaj më parë, mosmarrëveshjet mes sindikatave dhe qeverisë vazhdojnë ende.
Më shumë se 120 000 persona kanë manifestuar në rreth 30 qytete jashtë Parisit, sipas një numërimi të AFP-së, realizuar duke u nisur nga shifrat e policisë apo prefekturës.
Pothuajse të gjitha qytete i janë bashkuar kësaj kauze në ditën e parë të manifestimeve, më 5 dhjetor.
Nga ana e tyre, sindikatat njoftojnë për rreth 600 000 manifestues në 27 kortezhe.
Në Paris, disa mijëra manifestues, mes të cilëve punonjës të hekurudhave, mësues si dhe avokatë, kanë filluar të marshojnë në orët e para të pasdites. “Pension me pikë: të gjithë humbës! Pension 60 vjeç: të gjithë fitimtarë! Macron tërhiq planin tënd”, shkruhej në banderolat e manifestuesve.