Dhjetëra mijëra njerëz marrin pjesë në protestat antiqeveritare në Izrael

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dhjetëra mijëra izraelitë janë mbledhur jashtë ndërtesës së parlamentit në Jerusalem në demonstratën më të madhe antiqeveritare që nga fillimi i luftimeve të fundit kundër Hamasit.

Protestuesit po i kërkojnë qeverisë të arrijë një marrëveshje armëpushimi për të liruar dhjetëra pengje të mbajtura në Gaza nga Hamasi, shkruajnë mediat e huaja. Ata gjithashtu duan që qeveria të mbajë zgjedhje të parakohshme.

Turmat sot u shtrinë me kilometra rreth ndërtesës së parlamentit të njohur si Knesset. Protestuesit u panë duke ndezur zjarre, ndërsa të tjerët u përleshën me policinë. Organizatorët janë zotuar të vazhdojnë demonstratat për disa ditë. Një gjë e tillë vjen pasi kryeministri Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për një hernie pasi ajo u zbulua gjatë një kontrolli rutinë.

Share This Article