Dhjetëra pasagjerë digjen brenda një autobusi në Indi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një autobus pasagjerësh ka shpërthyer në flakë pasi një motoçikletë u përplas me të të premten në mëngjes, duke vrarë të paktën 25 persona dhe duke plagosur disa të tjerë në Indinë jugore.

Zjarri përfshiu autobusin brenda pak minutash, duke lënë të bllokuar brenda dhjetëra pasagjerë ndërsa ai po ecte me shpejtësi përgjatë një autostrade pranë distriktit Kurnool në shtetin Andhra Pradesh.

Zyrtari i lartë i policisë Vikrant Patil tha se disa prej pasagjerëve arritën të thyenin dritaret dhe të hidheshin jashtë me lëndime të lehta, ndërsa të tjerë u shkrumbuan para se të arrinte ndihma.

Autobusi me 44 pasagjerë në bord, shumë prej të cilëve në gjumë, po udhëtonte midis qyteteve të Hyderabad në shtetin Telangana dhe Bengaluru në shtetin Karnataka.

Dhjetëra pasagjerë digjen brenda një autobusi në Indi

Aksidenti ndodhi në fshatin Chinnatekuru pranë Kurnool, rreth 130 milje në jug të Hyderabadit. “Motoçikleta u përplas me autobusin me shpejtësi nga pas dhe mbeti e bllokuar”, tha Patil. Autobusi u zvarrit për njëfarë distance, duke shkaktuar shkëndija që përfshinë rezervuarin e karburantit.

Ndërsa tymi filloi të përhapej, shoferi e ndaloi autobusin dhe u përpoq ta shuante zjarrin duke përdorur një fikëse zjarri, por flakët ishin aq intensive sa nuk mundi ti kontrollonte”, tha Patil. 

Share This Article