Dhjetëra të vdekur në sulmin në Mozambik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dhjetëra persona kanë vdekur pas një sulmi të militantëve islamistë në qytetin verior të Mozambikut, Palma, raporton BBC.

Qindra militantë kanë sulmuar Palman të mërkurën, duke shënjestruar shitoret, bankat dhe barakat ushtarake.

Shtatë persona janë vrarë derisa kanë tentuar të ikin nga rrethimi i një hoteli, ka thënë Omar Saranga, zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes së Mozambikut.

Militantët e lidhur me një grup të Shtetit Islamik (IS) janë prapa konfliktit në Mozambik.

Luftimet kanë lënë më tepër se 2500 të vdekur dhe mbi 700 mijë të zhvendosur që kur nisën në vitin 2017.

Qindra qytetarë tjerë, si vendas ashtu edhe të huaj, janë shpëtuar nga sulmet në Palma.

Dëshmitarët kanë përshkruar fshehjen derisa kanë pritur të shpëtohen nga një anije, ndërsa kanë parë në plazh edhe trupa pa koka.

Share This Article