Dhjetëra viktima dhe të zhdukur nga tornadoja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën 23 persona vdiqën pas kalimit të një tornadoje që shkaktoi dëme katastrofike në Alabama, në juglindje të SHBA-së.

“Për fat të keq bilanci paraprak ka arritur në 23 të vdekur”, deklaroi Jay Jones, sherifi i kontesë Lee, zonë në lindje të Alabamës.

Raportohen gjithashtu disa të zhdukur dhe të plagosurit rëndë po marrin ndihmë mjekësore.

”Disa fëmijë renditen në mesin e viktimave”, saktësoi mjeku i kontesë, Bill Harris për televizionin MSNBC.

Kërkimet për gjetjen e të mbijetuarve u ndërprenë gjatë mbrëmjes për shkak të kushteve të këqija të motit për të rinisur sot në mëngjes.

Presidenti amerikan, Donald Trump u përcolli ngushëllimet personave të prekur nga katastrofa natyrore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply