ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 8 hours ago
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi 8 hours ago
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së 8 hours ago
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore 8 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Dhoma amerikane e Tregtisë kundër amnistisë fiskale: Qeveria shqiptare të tërhiqet nga kjo nismë

albnews by albnews
13 July, 2022
in Albania
0
Dhoma amerikane e Tregtisë kundër amnistisë fiskale: Qeveria shqiptare të tërhiqet nga kjo nismë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në Shqipëri, Dhoma amerikane e Tregtisë, shprehu sot “shqetësime serioze” mbi projektligjin për amnistinë fiskale, të propozuar së fundmi nga qeveria shqiptare. Sipas një deklarate të shpërndarë prej saj “rreziqet e projektligjit të ri tejkalojnë ndjeshëm përfitimet e tij”, duke rekomanduar tërheqjen e kësaj nisme.

Projektligji parashikon deklarimin vullnetar të një pasurie në vlerë monetare deri në 2 milionë euro, pa specifikuar burimin e tyre, e cila legalizohet kundrejt një takse nga 5-10 përqind, pa asnjë përgjegjësi penale, pavarësisht se fondet mund të jenë krijuar si pasojë e krimeve të ndryshme financiare, si evazion fiskal, kontrabandë, apo mashtrime me TVSH-në. Ndërkohë nuk parashikohen mekanizma të rreptë që do të përjashtonin përfitimet nga kjo nismë dhe të parave të krijuara nga aktivitete të rënda kriminale si trafiqet e paligjshme. Sipas Dhomës amerikane “dispozitat e këtij projektligji nuk ofrojnë garanci që individë me aktivitete kriminale serioze si droga, trafiku i qënieve njerëzore, pastrimi i parave janë të përjashtuar nga amnistia”.

RelatedPosts

Berisha sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD u mor me mua, jo me votën

“Ergys Agasi, kryeministri në hije”- Berisha: Ekziston një rrëmbim i tmerrshëm i tokave me Dallëndyshe Bicin!

Pas Durrësit dhe Elbasanit, Salianji njofton takimin e radhës me demokratët në Shkodër 

Një tjetër aspekt shqetësues, konsiderohet nga Dhoma amerikane, efekti negativ mbi sipërmarrjet private, duke sjellë “konkurrencë të pandershme”, pasi “individë me aktivitete të shkuara të paligjshme, do të favorizoheshin duke shmangur pasojat e sistemit gjyqësor, duke investuar fonde nëpërmjet kanaleve jo të ligjshme në ekonominë formale, si dhe duke paguar një normë tatimore më të ulët (5-10 përqind) në krahasim me ato të përfshira në aktivitete të ligjshme, e cila aktualisht qëndron në një normë totale 32 përqind. Për rrjedhojë, këto situata do të ulin pajtueshmërinë tatimore në Shqipëri në të ardhmen”, nënvizon deklarata.

Sipas Dhomës amerikane, nisma rrezikon të sjellë pasoja dhe në raportin e vendit kundrejt institucioneve ndërkombëtare. “Pozicioni i Shqipërisë në programet e monitorimit ndërkombëtar mbi parandalimin dhe pastrimin e parave do të përkeqësohet. Duke qenë se Shqipëria ndodhet në listën gri të pastrimit dhe parandalimit të parave nga Moneyval, zbatimi i kësaj amnistie në këto momente kur Shqipëria ende po punon për rritjen dhe forcimin e strukturave monitoruese do të sjellë një stuhi të ekonomisë informale. Shqetësimi ynë kryesor është se miratimi i këtij projektligji do të rrezikonte pozitën zyrtare të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke rrezikuar procesin e anëtarësimit në BE”, thekson Dhoma amerikane e Tregtisë.

Dy javë më parë, gjatë takimit të Nënkomitetit për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë, Komisioni europian “nënvizoi shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ai do të dobësonte kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave, ndërkohë që do të bënte pak për të rritur aftësinë e administratës tatimore për të përmirësuar pajtueshmërinë e ardhshme lidhur me kërkesat tatimore. Për më tepër – vijnte Komisioni – për shkak se rezidentët jotatimorë, përfshirë shqiptarët që jetojnë në BE ose në Ballkanin Perëndimor, përfshihen në objektin e tij dhe u kërkohet të importojnë para në dorë për të përfituar nga amnistia, drafti aktual i ligjit ngre shqetësime serioze për shtetet anëtare të BE-së dhe partnerët e tjerë, si dhe një rrezik thelbësor reputacioni për vendin”, vihej në dukej në deklaratën përfundimtare të takimit.

Edhe dy vjet më parë qeveria shqiptare paraqiti një projekt për aministi fiskale, nga i cili u detyrua të tërhiqet në momentet e fundit si pasojë e trysnisë si nga ana e Fondit monetar ashtu dhe nga Brukseli. Sipas Dhomës amerikane të Tregtisë “edhe pse akti i ri ka disa ndryshime nga iniciativa e mëparshme e qeverisë e ndërmarrë në vitin 2020, këto ndryshime nuk janë aq thelbësore për të ndryshuar rreziqet e ngritura prej saj dhe nga partnerë të tjerë”./VOA

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

27 December, 2025
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

27 December, 2025
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

27 December, 2025
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

27 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result