Dhoma e Kongresit Amerikan miraton Rezolutën lidhur me vrasjen e vëllezërve Bytyqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komiteti i Punëve të Jashtme i Kongresit të SHBA-ve, ka miratuar sot rezolutën 32-të, lidhur me vrasjen në Serbi të tre vëllezërve Bytyqi.

Rezoluta ”H. Con. Res, 32” ka origjinë nga Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan dhe hapë rrugë për kalim nga Kongresi.

Rezoluta u miratua pak pas 20 vjetorit të vrasjeve të vëllezërve Mehmet (21), Agron (23) dhe Ylli (25) Bytyqi .

Komiteti kishte shënuar përvjetorin e vrasjes së vëllëzërve Bytyqi vitin e kaluar me rezolutën ”H. Con. Res. 20”, që vinte në dukje se ”19 vjet më parë, me një akt të terrorizmit shtetëror, Serbia u bë përgjegjëse për vrasjen e tre qytetarëve amerikanë”.

Kjo rezolutë ishte aprovuar nga Komiteti dhe do të kalonte për votim në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, vendim ky i marrë sot më 17 korrik 2019.

Pas aprovimit kjo rezolutë do shërbejë ligjërisht si një kusht për marrëdhëniet SHBA-Serbi.

Serbia duhet të vendosë drejtësinë, duke nxjerrë para gjyqit urdhëruesit e vrasjes së vëllezërve Bytyqi shqiptaro-amerikanë, nëse dëshiron normalizimin e raporteve me SHBA-të.

Share This Article