Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan voton nenet për shkarkimin e Donald Trump

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dhoma e Përfaqësuesve e Konresit amerikan ka votuar pas tetë orë debati dy nenet që kërkojnë shkarkimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump

“Abuzim me pushtetin” është neni i parë që ka marrë 230 vota të demokratëve, derisa kundër kanë votuar 197 republikanë.

Kurse në nenin e dytë bëhet fjalë për “pengimin e Kongresit”, një nen që ka marrë shumicën e nevojshme prej 216 votash.

Por, a do të shkarkohet Trump apo jo kjo pritet të shihet në janar ku ai do të del në gjyq para Senatit që numëron 100 senatorë.

Për rrëzimin e Trump duhet të jenë 2/3 e votave të cilat demokratët nuk i kanë. Senati kontrollohet nga Republikanët.

Trump është presidenti i tretë në histori të SHBA-ve i cili votohet për shkarkim.

Më parë Dhoma e Përfaqësuesve kishte votuar për shkarkim presidentin Andreë Johnson në vitin 1868 dhe Bill Clintonin në vitin 1998. 

Share This Article