Dhuna barbare në Sarandë, nënë e bir rrihen brutalisht, arrestohen dy vëllezërit e njohur me precedentë penalë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Sarandës ka identifikuar dhe arrestuar autorët e një sherri të dhunshëm të ndodhur një ditë më parë në qytetin bregdetar, ku mbetën të plagosur rëndë një nënë dhe djali i saj.

Ngjarja u shënua në një parkim në lagjen nr. 4, ku 6 persona u përfshinë në konflikt. Sipas hetimeve, nënë e bir, N.A. dhe E.A., u goditën me grushte, shkopinj dhe sende të forta, duke pësuar plagë të shumta. Ata u transportuan menjëherë me autoambulancë në spitalin e Sarandës dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia fillimisht shoqëroi 4 persona, ndërsa më pas arrestoi në flagrancë dy prej tyre – vëllezërit Romeo Laze (45 vjeç) dhe Fabion Laze (39 vjeç), të cilët akuzohen për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje në bashkëpunim”.

Dy vëllezërit janë persona me precedentë të shumtë penalë në Sarandë.

Në vitin 2011 u akuzuan për plagosjen e dy vëllezërve Avdiu.

Në vitin 2014, Fabion Laze u arrestua për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Në vitin 2015, Romeo Laze u arrestua për “dhunë në familje” dhe “dëmtime të tjera me dashje”.

Në vitin 2021, Romeo u arrestua sërish për trafik droge.

Në shkurt 2025, Prokuroria e Sarandës i sekuestroi 2 pasuri, 2 automjete dhe një biznes.

Fabion Laze, gjithashtu, ka precedentë penalë edhe jashtë vendit në fushën e narkotikëve. 

Share This Article