Lufta e përgjakshme Izrael-Palestinë ka tronditur mbarë botën, ndërsa nuk kanë munguar as reagimet, jo vetëm nga qytetarët e thjeshtë por edhe personazhet publikë. Së fundmi aktorja dhe këngëtarja e njohur, Selena Gomez ka njoftuar se për shkak të situatës shumë të rëndë të luftërave, do të largohet nga rrjetet sociale.
Ajo shkroi se ndihet e tmerruar nga titujt e lajmeve nga e gjithë bota dhe se do të pushojë nga rrjetet për pak kohë.
‘Dua të bëj një pushim nga mediat sociale sepse zemra më thyhet kur shoh gjithë tmerrin, urrejtjen, dhunën dhe terrorin që po ndodh në botë. Njerëzit që torturohen dhe vriten ose çdo akt tjetër i urrejtjes ndaj çdo grupi është i tmerrshëm”, ka shkruar ajo.
“Ne duhet të mbrojmë të gjithë njerëzit, veçanërisht fëmijët dhe të ndalojmë dhunën”.