Dhuna ndaj 3-vjeçares, Lapaj: Policia mbylli sytë! Çnjerëzore të bësh korrupsion me shëndetin e fëmijës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i lëvizjes politike “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka dënuar mungesën e veprimit të policisë për rastin e dhunimit të 3-vjeçares në kopsht.

Lapaj tha se për të është jashtë logjike dhe çnjerëzore që të vijë një rast i tillë si ai i 3-vjeçares dhe të mos merret asnjë masë. Ai tha se është e patolerueshme të bësh korrupsion me jetën dhe shëndetin e një fëmije.

“Ajo që unë dua të gjykojë me shumë forcë, është, ju e dini se sa shumë unë e kam mbrojtur policinë, por është e palogjikshme, është jo njerëzore, është jashtë çdo koncepti që të të vijë një rast i tillë dhe policia të mos hetojë e të mos marrë masa.

Në mënyrë të menjëhershme ta dokumentojë ngjarjen. Bëhet fjalë për fëmijët ta marrë dreqi, ta marrtë e mira. Bëhet fjalë për fëmijën 3-vjeç që mund të ishte fëmija apo nipi jot. Bëhet fjalë se nëse ne jetojmë në një shoqëri kur ti mbyll sytë ndaj dhunës ndaj një fëmije ç’do presësh për fëmijën tënd? Se si ti ia bën këtij fëmije, shoqëria do ta kthej ty.

Nuk mund të bësh korrupsion në kurriz të jetës dhe shëndetit të një fëmije. Kjo t’i çon zorrët deri në fyt. Nuk mundet një punonjës që mban uniformën e policisë së shtetit kurrë të fshehë apo të mbyllë sytë kur dhunohet një fëmijë në këtë republikë, një nënë në këtë republikë, një e moshuar në këtë republikë”, –tha Lapaj në “Review” në Euronews.

Share This Article