Dhuna ndaj kushërinjve Maja, gjykata lë në burg tre pjestarë të fisit Rraja

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me kokën ulur dhe duke pritur trupën gjykuese kështu u filmuan brenda kafazit të xhamtë 4 nga 8 të arrestuarit për ngjarjen e dhunës në një local në Thumanë.

Ineidi Rraja, Andi Rraja, Eni Kullaj të afërm të ish deputetit Rrahman Rrahjja u lanë në burg ndërsa    Kujtim Bërdakut, pronarit të  lokalit ku ndodhi dhuna iu caktua masa etyrim paraqitjeje pasi mbi të qendron vetëm akuza e moskallëzimit të krimit.

Në seancë Ineid dhe Andi Rraja nuk kanë pranuar të kenë qenë pjesë e dhunuesve pavarësisht se ata ishin në vendngjarje, ndërsa vetëm Eni Kullaj ka pranuar se i ka goditur kushërinjtë Maja.

Avokati mbrojtës ka kërkuar të ndëshkohen autorët e dhunës, por të bëhet individualizimi i veprimeve të secilit prej tyre. Organi i akzuës ende nuk e ka përcaktuar se si ka dalë video dhe për cilin qëllim është bërë publike. 

Bilbil Maja dhe Jashar Maja u sulmuan me shkopin bejsbolli dhe armë nga anëtarë të fisit Rraja. Ata protestonin kundër gurores së Delia group për shkak se po u shkaktonte dëme në banesa me shpërthimet e kryera. Sipas dosjes hetimore të prokurorit Ylli Basha rezulton se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 12:00 të datës 6 korrik.

Bilbil dhe Jashar Maja, kushërinj të parë mes tyre ishin ulur në ambientet e bar Fregen në Thumanë me qëllim për të biseduar me inxhinierin e gurores që të përdoreshin sasi më të vogla eksplozivi sepse nga shpërthimet e pakontrolluara po u dëmtoheshin banesat.

Për këtë ngjarje janë arrestuar edhe 4 sahtetas të tjerë ndërsa janë në kërkim dy vëllezërit e ish deputetit Rraja si dhe djali i tij Ramazan Rraja.

Share This Article