Dhunë në Francë, tifozët e Nice godasin lojtarët pas humbjes me Lorient

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas humbjes së gjashtë radhazi të Nice, një humbje 3-1 në fushën e Lorient, një grup prej rreth 400 tifozësh e pritën ekipin në qendrën stërvitore pas kthimit të tyre nga ndeshja jashtë fushe. Ajo që supozohej të ishte një diskutim, u shndërrua në një përleshje. Ata që e pësuan më keq ishin, Jérémie Boga dhe Tarem Moffi.

Fillimisht, dy tifozë hipën në autobus, duke shprehur pakënaqësinë e tyre me performancën e ekipit. Megjithatë, më pas, lojtarët dolën nga automjeti dhe përfunduan në duart e ultrasve të tërbuar. Stafi u vu gjithashtu në shënjestër të tërbimit të tifozëve, drejtori sportiv Florian Maurice mori të njëjtin trajtim si lojtarët.

Share This Article