Ka nisur me një episod dhuna java e parë e Kategorisë Superiore. Taulant Seferi është goditur me shishe në ndeshjen e kampionëve të Tiranës në transfertë në Kukës, ndeshja e mbyllur në barazim 1-1.
25-vjeçari është goditur me një shishe në kokë nga ana e tifozerisë vendase dhe ka qëndruar për disa çaste në tokë. Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e lojtarëve të Kukësit që ishin pranë Seferit që i kanë bërë thirrje tifozëve të ndalonin lojën, që ka rinisur pak çaste më pas.
Kukësi e nisi mirë ndeshje duka kaluar në avantazh me anë të Dacit. Por pjesa e dytë nisi me Tiranën më kërkuese, e cila gjeri golin me anë të Xhixhës. Për Kukësin u bë edhe më e vështirë pas kartonit të kuq të Dacit, por vrulli i minutave të fundit nga Tirana nuk solli një gol tjetër.