“Dhunë policore dhe rrëmbim live”, Noka: Policia e Shtetit tërheq forcërisht kreun e Ballit Kombëtar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Flamur Noka ka postuar në rrjetet e tij sociale një video ku shprehet se në të shfaqet momenti kur “tërhiqet forcërisht” nga policia Adriatik Alimadhi, kryetar i Ballit Kombëtar.

“Skandal policor. Dhunë dhe rrëmbim live. Personi në video që tërhiqet forcërisht nga Policia e Shtetit është Adriatik Alimadhi, kryetar i Ballit Kombëtar.

Z. Alimadhi ndodhej në kafenenë e vëllait të tij kur kërkoi të mësonte nga policia arsyen e hyrjes dhunshëm e kërcënueshëm në një ambient privat, e mbi të gjitha pa mandat. Horrave të rekrutuar nga rruga nuk u pëlqen mirësjellja dhe edukata.

Ata njohin vetëm gjuhën e rrugëve si mjet imponimi. Diskretitimi që i bëjnë uniformës së shtetit shqiptar këta banditë rëndon në xhepat e taksapaguesëve. Hiqini kapelet! Nuk meritoni respeskt”, lexohet në shkrimin shoqërues të videos së postuar nga deputeti i Partisë Demokratike.

https://www.facebook.com/watch/?v=3314264038709972&t=0

Share This Article