Dhunohet brenda lokalit të tij 70-vjeçari në Vlorë 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një person është dhunuar brenda lokalit të tij në Llakatund të Vlorës mbrëmjen e së martës. Mësohet se shtetasi N.H rreth 70 vjeç është dhunuar sot nga një bashkëfshatar i tij i identifikuar me inicialet Sh.D rreth 40 vjeç.

Sipas të pranishmëve Sh.D ka hyrë në lokal, ka sharë e më pas qëlluar me grusht disa herë mbi 70-vjeçarin. Për pasojë i moshuari ka pësuar disa fraktura, ndërsa 40-vjeçari pas kësaj është larguar.

Policia ka mbërritur në Llakatund e po kryen procedurat përkatëse. Sipas dëshmitarëve, 40-vjeçari ka qenë i dehur.

Share This Article