Gazetari Elton Tozaj është dhunuar barbarisht ditën e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës.
Në një postim në rrjetet sociale, ai ka ndarë një foto ku shihet i dhunuar dhe me shenja në fytyrë nga goditjet.
Familja ka bërë të ditur se Elton Tozaj ndodhet aktualisht në gjendje të rënduar shëndetësore dhe po merr trajtim intensiv mjekësor. Sipas tyre, situata është delikate, pasi gazetari po lufton për të mos humbur shikimin.
Por përveç denoncimit të dhunës, familja ka bërë edhe një thirrje publike misterioze drejtuar një vajze të njohur të ekranit. Ata kërkojnë që ky “personazh i showbiz-it, i cili frekuenton pikërisht këta persona, të distancohet publikisht sot dhe të sqarojë se çfarë e lidh atë vajzë me trekëndëshin Rruga Ura – Patok – Kodra e Diellit”.





