Dhunohet gazetari i Euronews Albania nga truprojat e Albin Kurtit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazetari i Euronews Albania, Kosovë Gjoci ka bërë me dije përmes një njoftimi në Facebook dhunën që i është ushtruar nga truprojat e Albin Kurtit.

Ai ka bërë me dije se njerëzit që kujdesen për sigurinë e kryeministrit të Kosovës e kanë shtyrë pa qenë e nevojshme dhe madje i kanë rrezikuar mjetet e punës.

Në një intervistë për Euronews Albania, Gjoci tha se është kërcënuar nga një nga truprojat.

“I pari është një tullac, nëse mund ta quaj kështu që më shtyn dhe bien pajisjet në tokë dhe më pas vjen tjetri, pas reagimit tim dhe më tha ‘më shiko në sy e më mbaj mend mirë’,” – tregoi Gjoci.

Çfarë i kishte bërë më shumë përshtypje gazetarit ishte prania e kryeministrit Kurti dhe mos reagimi i tij pasi e pa të gjithë skenën.

https://www.facebook.com/kosove.gjoci/posts/10159631578538597
Share This Article