Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares që po gjykonte procesin ndaj tij, ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është ekstraduar nga Gjermania një 38-vjeçar, pasi akuzohet se ka dhunuara bashkëshortin e gjyqtares që po ndiqte procesin gjyqësor ndaj tij.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2019, ku 38-vjeçari F. B. alias F. Z.,  dhunoi dhe kanosi me armë zjarri shtetasin K. P., bashkëshort i gjyqtares që gjykonte procesin kundër grupit kriminal ku bënte pjesë dhe ai.

Në vitin 2024, GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ky shtetas iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Share This Article