Dhunuan motrën dhe bashkëshorten, arrestohen në flagrancë dy shtetas në Durrës e Kavajë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 18-vjeçar nga Durrësi dhe një 45-vjeçar nga Kavaja janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për veprën penale “Dhunë në familje”.

Sipas policisë, ata dyshohet se kanë dhunuar respektivisht motrën dhe gruan.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin V. T., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin B. Xh., 45 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”,- njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Share This Article