Dhurata dhe batuta në takimin Rama-Marku: “O me meksikanin, o me Florianin”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edi Rama, priti sot në takim boksierin e suksesshëm shqiptar, Florian Markun.

Marku do ta zhvillojë ndeshjen që e kishte ëndërruar, ku në stadiumin “Air Albania” që do të shndërrohet në një arenë, do të boksojë kundër meksikanit Miguel Parra Ramirez.

Floriani pati dhuratë për të parin e Qeverisë Shqiptare, derisa Rama tha me batuta “O me meksikanin o me Florianin”, duke bërë ftesë për pjesëmarrje në “Air Albania”.

Ndeshja do të zhvillohet më 25 gusht.

Aktualisht, Marku mban titullin e IBF International Welterëeight, të cilin e vendosi në lojë në muajin prill ndaj Chris Jenkins dhe ia doli ta ruante me sukses duke qenë se në “Newcastle Arena” fitoi falë një “Knock-Out” teknik në raundin e katërt.

Tashmë, 29-vjeçari në krahun e tij do të ketë edhe publikun e zjarrtë që pritet të jetë prezent në Tiranë për t’u rritur edhe më shumë prestigjin në arenën ndërkombëtare e për të ndjekur ëndrrën e madhe të titullin kampion bote. 

Share This Article