ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë 8 hours ago
Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës 8 hours ago
Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri 8 hours ago
Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA 8 hours ago
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 14 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

“Dhurata e SHBA-së për FSK-në”, mirëpritet avancimi i Kosovës në AP të NATO-së

albnews by albnews
26 March, 2024
in Kosova
0
“Dhurata e SHBA-së për FSK-në”, mirëpritet avancimi i Kosovës në AP të NATO-së
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministria e Mbrojtjes, ka treguar se çka nënkupton në terma praktik avancimi i pozitës së Kosovës në kuadër të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Ndërkohë, ish-ushtarakë e kanë mirëpritur vendimin e Asamblesë, duke e quajtur atë një dhuratë për FSK-në.

Në përvjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi Serbi, nga aleanca veri atlantike erdhi edhe një lajm i mirë për vendin tonë.Komisioni i Përhershëm drejtues i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të dielën mori vendim që Kosova nga vëzhgues parlamentar të avancojë në statusin e shtetit anëtar i asocuar.

RelatedPosts

Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK

Bizneset e Kosovës po vijnë drejt Shqipërisë

Këtë vendim e kanë mirëpritur në ministrinë që ka në mandat ushtrinë përderisa theksojnë se kanë punuar vazhdimisht për avancimin e pozitës, përpara anëtarësimit përfundimtar. ”Kjo do të thotë shumë për ne si shtet, për hapin që po bëjmë përpara drejt përmbushjes së objektivave tona, për sigurinë e vendit por gjithashtu dhe rajonit duke marrë parasysh që fqinji ynë verior vazhdon të ketë qasje agresive karshi nesh. Me ngritjen e nivelit të përfaqësimit të Kosovës në Asamblenë e NATO-s ne do të kemi zgjerim të delegacionit, pjesëmarrje në aktivitetet e komiteteve dhe nënkomiteteve, seancat plenare, si dhe përfshirje më të madhe në vendimet e Asamblesë me të drejtën dhe për adresimin e amandamenteve dhe komenteve për çdo proces dhe dokument që trajtohet nga Asambleja”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Liridona Gashi – zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes.

Vendim të një pesheje të madhe për Kosovën e vlerëson këtë hap ish-koloneli Afrim Veseli, teksa thotë se përmes tij po dërgohet edhe një mesazh diku. “Kjo është një dhuratë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për Kosovën, pra ne veç duhet t’i kthehemi punës, ta lëmë atë sovranitetin që çdoherë po e flasim, sepse SHBA-të janë ato që po kujdesen vazhdimisht mbi 30 vite për Kosovën dhe arritjen e shtetit aty ku synon. Ky është një mesazh edhe për Serbinë edhe për ca qarqe tjera që po frikësohen se mos po cenohet sovraniteti i vendit”, ka deklaruar Afrim Veseli.

Për ish-kolonelin Hysen Gecaj kjo është një përpjekje e ndërkombëtarëve që rajonin e Ballkanit Perëndimor ta integrojë sa më parë në strukturat euro-atlantike. “Asocimi në kuvendin parlamentar të NATO-s është një hap drejt një integrimi më të thellë dhe më të drejtpërdrejt të Kosovës, në aspektin politik dhe të asistencës politike. Në atë asamble të gjitha ato shtete, shkëmbejnë informacionet e tyre politike, dhanë mendimet e tyre vlerësimet e tyre dhe koordinimet e tyre”, deklaroi Hysen Gecaj.

Sesioni pranveror i Asamblesë ku tashmë Kosova do të marr pjesë si shtet anëtar i asociuar do të mbahet më 27 Maj në Sofje. Kosova, fillimisht, para anëtarësimit të plotë në NATO,  është duke insistuar në pranimin në kuadër të programit të Partneritetit për Paqe, program bashkëpunimi i krijuar nga viti 1994.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë

Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë

13 December, 2025
Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

13 December, 2025
Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

13 December, 2025
Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result