Dhurimi i 100 mijë maskave për Shqipërinë, Basha falenderon Hungarinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i shprehu mirënjohje Hungarisë për dhurimin e 100 mijë maskave dhe 5 mijë kostumeve mbrojtëse mjekësore, që do të ndihmojnë për të luftuar koronavirusin në Shqipëri.

Në një mesazh në Facebook, Basha thekson se e ka falënderuar personalisht ministrin hungarez, Szijjártó, si dhe i ka kërkuar të shohë mundësinë për të ndihmuar edhe më tej Shqipërinë, e cila po përballet me një krizë të madhe ekonomike, për shkak të përhapjes së COVID-19.

“Mirënjohje për Hungarinë, kryeministrin Orban dhe ministrin e jashtëm Péter Szijjártó për ndihmën e çmuar për pajisje mbrojtëse në këto ditë të vështira për vendin tonë, ku po rritet çdo ditë numri i të infektuarve në rradhët e stafeve mjekësore. E falenderova personalisht ministrin Szijjártó dhe i kërkova të shohë mundësinë për të ndihmuar edhe më tej Shqipërinë e cila sot po përballet edhe me një krizë të madhe ekonomike, ku papunësia dhe pamundësia e qytetarëve për të siguruar ushqimin e përditshëm rritet cdo ditë. Nuk jemi vetëm”, shkruan Basha.

Share This Article