Di Maio: T’i tregojmë botës se nuk dorëzohemi kurrë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Italianët kanë pasur gjithmonë forcën për të rifilluar nga e para, madje edhe në momente vështirësish, deklaroi sot ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

”Kjo sepse Italia është një vend që nuk dorëzohet kurrë. T’ia demonstrojmë botës. T’ua demonstrojmë të gjithëve”, thekson në FB Di Maio.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte shpalli gjithë territorin e vendit si zonë të mbrojtur për shkak të koronavirusit dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin lëvizjet në territorin kombëtar për të  frenuar epideminë e koronavirusit.

Në Itali ka aktualisht 7 985 pacientë me koronavirus, me një rritje prej 1 598 personash në krahasim me ditën e djeshme. Ka gjithashtu 724 persona të shëruar, 102 më shumë se dje. Numri i viktimave është 463./

Share This Article