Di Maria arrin për teste mjekësore, pritje e madhe nga tifozët e Juventusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Angel Di Maria ka mbërritur në spitalin J Medical për të kryer testet mjekësore para së ta përfundoj transferimin te Juventusi.

Ylli argjentinas është afër të kompletojë transferimin e tij te Zonja e Vjetër si lojtar i lirë.

Pas arritjes së marrëveshjes me klubin bardhezi, Di Maria ka zbarkuar në Torino për të kompletuar transferimin.

Sot (e premte), anësori argjentinas ka arritur në spitalin J Medical, aty ku do t’i kryej testet mjekësore përpara se të zyrtarizohet si lojtar i ri i Juventusit.

Di Maria thuhet se ka arritur një marrëveshje njëvjeçare me Bianconerët me vlerë 7 milionë euro në sezon.

Përveç argjentinasit, te Juventusi pritet të transferohet këto ditë edhe ylli francez, Paul Pogba.

Share This Article