Qeveria e Kosovës miratoi programin për vitin 2020-2023. Kryeministri Hoti tha se programi përfshinë rimëkëmbjen ekonomike, luftën ndaj pandemisë dhe korrupsionit dhe përmbylljen e dialogut me Serbinë në kufijtë ekzistues.
Kemi disa orientime të qarta për t’iu qasur këtyre çështjeve, në veçanti te dialogu me Serbinë për të krijuar atë kohezionin e nevojshëm mes të gjitha forcave politike në vend”-pohoi Avdullah Hoti, Kryeministër i Kosovës
Me zotime të mëdha edhe ministrja e jashtme dhe ai i drejtësisë.
E vërteta e plotë e Kosovës, kudo që të jem në bote do thuhet zëshëm. Dhe drejtësia e përgjegjësia për plagët tona ende të hapura do të kërkohet pa ndalë”-pohoi Meliza Haradinaj Stublla, ministre e Jashtme.
Është e rëndësishme që politika t’i ketë duart larg drejtësisë, mos të ndërtojmë mekanizma me të cilat në ndonjë mënyrë ndikohet, apo shikohet të ndikohet në prokurori dhe gjyqësi”-theksoi Selim Selimi, Ministër i Drejtësisë.
Lëvizja Vetëvendosje mbetet në qëndrim se Qeveria sipas tyre “e paligjshme” nuk do t’i sjell dobi Kosovës, pasi varet nga Lista Serbe.
Me siguri nëse qeveria momentale bën hapa të dëmshëm për Kosovën qoftë në aspektin e korrupsionit apo marrëveshje të dëmshme karshi Serbisë, do të fillojmë aksionet politike qoftë protesta e aktivitete tjera të cilat parashihen”-tha Mytaher Haskuka, Vetëvendosje.
Presidenti i Kosovës Thaçi në Tiranë ka takuar homologun e tij Meta me të cilin kanë biseduar edhe për rëndësinë e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi. Edhe drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Gjuriç tha se testi i parë i madh për qeverinë Hoti do të jetë anulimi i reciprocitetit me Serbinë gjatë javës së ardhshme.