Dialogu Kosovë-Serbi/ BE: Të enjten mbahet takimi mes Albin Kurtit dhe Vuçiçit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se ditën e enjte më 14 shtator do të mbahet takimi midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Të dy liderët do të priten në takim nga përfaqësuesi i lartë i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Sipas njoftimit për mediat, Borell së bashku me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të zhvillojë takime të veçanta me Kurtin dhe Vuçiçin.

Takimi nis që prej orës 9:00 të mëngjesit, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh dhe do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale, njofton BE.

Do të ketë një deklaratë për mediet nga përfaqësuesi i lartë në përfundim të takimeve në godinën e EEAS. Deklarata për shtyp e Josep Borrell do të transmetohet drejtpërdrejte”, thuhet në njoftim.

Share This Article