Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak viziton sërish Prishtinën dhe Beogradin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Diskutimet mes Kosovës dhe Serbisë do të vijojnë! Sot, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak do të vizitojë Prishtinën, e ndërsa një ditë më pas do të ndalet në Serbi. Lajmi është konfirmuar nga Peter Stano, zëdhënësi i BE.

 “Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së Lajçak, udhëton rregullisht në rajon dhe viziton shpesh Prishtinën dhe Beogradin, posaçërisht pas takimeve të nivelit të lartë në Bruksel, për të vazhduar përparimin në atë që është arritur apo për çfarë është pajtuar në Bruksel dhe për të përgatitur hapat e radhës. Në këtë kontekst, mund të konfirmoj se ai do të jetë të enjten në Prishtinë dhe të premten në Beograd”, tha Stano.

Takimi i fundit mes tyre u realizua në 2 maj, ku u arrit dakordësia për Deklaratën e të zhdukurve nga lufta në Kosovë. Pika ku ndahen palët është Asociacioni i komunave me shumicë serbe, që refuzohet nga Kosova e Albin Kurtit.

Share This Article