Diamanti i rrallë do shitet për 12-30 milionë dollarë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një diamant i rrallë mbi 100 karat, i cilësuar ndryshe, diamanti i bardhë i përsosur pritet të dalë në shitje në shtëpinë e Ankandeve, Sotheby’s. Ai konsiderohet si një nga diamantet më të rrallë dhe pritet të kapë vlerën e 12-30 milionë dollarë.

Shtëpia e Ankandeve Sotheby’s tha se xhevairi 102.39 karat, me një shkëlqim të përsosur, është diamanti i dytë më i madh oval i këtij lloji që del në shitje.

Më i madhi, një diamant 118.28 karat – u shit me çmimin rekord prej 30.8 milion dollar, në Hong Kong në vitin 2013. Vetëm shtatë diamante të tillë – të njohur si diamante të bardhë të përsosur, mbi 100 karat, janë shitur më herët në ankand.

“Ne po shohim një diamant të jashtëzakonshëm,” tha Quig Bruning, kreu i Departamentit të Bizhuterive në Sotheby’s, Neë York.

“Për herë të parë në historinë tonë, ne po e ofrojmë këtë diamant pa rezerva, pa vlerësim paraprak. Dhe po e lëmë tregun të vendosë.”

Diamanti do të shitet pa një çmim rezervë në Hong Kong më 5 tetor.

Dy prej diamanteve më të mëdhenj në botë i përkasin monarkisë britanike dhe formojnë pjesë të Jewels Crown British.

Rekordi botëror për çdo diamant të shitur në ankand u vendos në 2017 kur një diamant ngjyrë trëndafili prej 59,60 karat, u shit për 71,2 milion dollar, një argjendari në Hong Kong.

Share This Article