• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, July 4, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Diaspora e Kosovës, potenciali i pashfrytëzuar për diplomaci

Diaspora e Kosovës, potenciali i pashfrytëzuar për diplomaci

by albnews
12 April, 2025
in Kosova
0
11
VIEWS

Diaspora e Kosovës është një aset i fuqishëm, por i pashfrytëzuar në forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit, thonë njohësit e kësaj fushe. Dikur forcë lëvizëse e përpjekjeve për pavarësi, sot potenciali i saj mbetet i fragmentuar, sipas tyre.

Me një “potencial të jashtëzakonshëm”, diaspora e Kosovës mund të bëhet faktor në forcimin e pozicionit ndërkombëtar të vendit, por i mungon kauza e unifikuar dhe koordinimi i mirëfilltë, thonë vëzhguesit e veprimtarisë së saj.

Lirim Krasniqi, analist i politikave në organizatën Germin, thotë se “politikat dhe strategjitë duhet të vijnë nga Kosova” dhe të tillat, sipas tij, mungojnë.

Më konstatimin e tij pajtohet edhe ish-zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Valon Murtezaj, aktualisht ligjërues i Diplomacisë në Shkollën e Menaxhmentit IESEG në Paris.

Sipas tij, Kosova nuk e shfrytëzon siç duhet potencialin e diasporës së saj për të hapur shtigje të reja për diplomaci, në të mirë të vendit.

“Kjo nuk do të thotë se nuk ka veprimtari. Por, veprimtaria e diasporës, e individëve të shquar, e grupeve të ndryshme – qofshin biznesmenë, akademikë, njerëz të kulturës dhe artit – mbetet e fragmentuar dhe e izoluar”, vlerëson Murtezaj për Radion Evropa e Lirë.

Në regjistrimin e fundit të popullsisë në Kosovë, në vitin 2024, për herë të parë u përfshinë edhe kosovarët që jetojnë në diasporë.

Prej tyre, u regjistruan rreth 550 mijë, sipas të dhënave që publikoi Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Por, besohet se numri i personave me prejardhje nga Kosova, që jetojnë në diasporë, është shumë më i lartë, vetëm se ata nuk e kanë shtetësinë kosovare.

Cili ishte dhe është roli i diasporës në diplomaci?  Viteve të fundit, diaspora ka luajtur rol në ndarjen e ulëseve në Kuvendin e Kosovës, përmes votës.

Për zgjedhjet e fundit parlamentare, që u mbajtën më 9 shkurt, u regjistruan afro 105 mijë votues nga diaspora, prej të cilëve votuan rreth 80.000 – disa në përfaqësi diplomatike, të tjerët me postë.

Partitë kryesore politike, para dhe gjatë fushatës zgjedhore, organizuan disa tubime me kosovarët në diasporë – sidomos në Evropë – duke kërkuar mbështetje për vota.

Profesori Murtezaj thotë se, marrë parasysh potencialin e madh të diasporës, qasja e partive dhe institucioneve të Kosovës ndaj saj është paradoksale, sepse ajo shihet vetëm si burim votash.

“Votimi është minimumi që mund ta bëjë individi. Angazhimi dhe bashkëpunimi do të duhej të ishin shumë përtej kësaj, sepse zgjedhjet janë një ditë në katër vjet, ndërsa kontributi potencial i diasporës është 365 ditë apo tërë jetën”, thotë Murtezaj.

Ai vlerëson se shembulli më i mirë i fuqisë së veprimit të diasporës është periudha e viteve ’90. Asokohe, Kosova gjendej nën regjimin serb të Sllobodan Millosheviqit, aparati shtetëror i të cilit ushtroi dhunë dhe la pa punë shumicën e madhe të kosovarëve.

Gjatë asaj kohe, remitencat nga diaspora ishin ndër burimet kryesore të mbijetesës për shqiptarët e Kosovës, të cilët organizuan institucionet e tyre paralele. Edhe këto lëvizje politike në atë periudhë financoheshin kryesisht nga diaspora, e cila lobonte për çështjen e Kosovës gjetkë në botë.

Avni Spahiu, ish-ambasador i Kosovës në Shtetet e Bashkuara dhe në Turqi, e përshkruan si të pazëvendësueshëm rolin e diasporës shqiptare në SHBA për çështjen e Kosovës, gjatë viteve 90. Ai thekson se diaspora mund ta luajë këtë rol edhe sot, në kohën kur “lobimi në Uashington është në pikën më të ulët”.

Përmes diasporës, ai thotë se Kosova mund të iniciojë riformatimin e “grupit shqiptar të miqësisë”, që aktualisht mungon në Kongresin amerikan, por që dikur përbëhej nga kongresistë si: Eliot Engel, Tom Lantos, Bob Dole e të tjerë.

“Tash, sa mund të bëjë diaspora? Ata janë edhe amerikanë dhe kanë të drejtë të kërkojnë të kontaktojnë me Kongresin, ta bëjnë ‘grupin e miqësisë’. Tash kemi nevojë”, thotë Spahiu për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se diaspora e Kosovës ka individë me ndikim që mund të ndihmojnë në krijimin e “grupeve të miqësisë” edhe në parlamentet e vendeve të tjera perëndimore.

Gjatë viteve ‘80 dhe ‘90, në vendet perëndimore ekzistonin shumë shoqata, klube dhe organizata të tjera të diasporës së Kosovës, që operonin kryesisht mbi bazën e angazhimit vullnetar.

Krasniqi, nga organizata Germin, thotë se ato ishin pikëtakime jo vetëm për ruajtjen e kontakteve ndërmjet shqiptarëve të Kosovës, por edhe për organizimin e ndihmave financiare për vendin, si dhe për krijimin e lidhjeve me kanalet politike dhe diplomatike të vendeve ku jetonin.

Sipas tij, shoqata e organizata të tilla ekzistojnë edhe sot, por nuk mund të pritet që të veprojnë siç vepruan në vitet ‘90.

Kauza që i bashkonte në atë kohë, ishte lufta për demokraci dhe pavarësi të Kosovës nga ish-Jugosllavia, veçanërisht nga Serbia, sipas Krasniqit.

“Atëherë, kauza ishte e përbashkët dhe të gjithë vepronin me forca vetanake, duke e ditur mungesën e një shteti që do t’i orientonte dhe organizonte. Sot, nuk mund të pritet një organizim i tillë, sepse sot e kemi një shtet, i kemi institucionet”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, janë institucionet e Kosovës ato që duhet ta orientojnë sot diasporën, për ta shndërruar potencialin e saj në fuqi diplomatike.

Si të vihet diaspora në funksion të diplomacisë?

Para gati dy javësh, Radio Evropa e Lirë i drejtoi Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës pyetje në lidhje me koordinimin e mundshëm midis institucioneve të Kosovës dhe diasporës, si dhe për kontributin e saj të mundshëm në forcimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës, por, nuk mori përgjigje.

Murtezaj, i cili shërbeu si zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Kosovës nga marsi i vitit 2016 deri në qershor të vitit 2017, thotë se një nga sfidat që e ka përcjellë dhe vazhdon ta përcjellë këtë ministri, është mungesa e strategjive të veçanta për çdo vend, marrë parasysh kontekstet e ndryshme në shtetet perëndimore dhe të tjera, ku jetojnë kosovarët ose individë me origjinë nga Kosova.

“Nuk vlejnë sjelljet dhe objektivat e njëjta për secilin vend. Qeveria e Kosovës duhet të ketë strategji unike, individuale për secilin kontekst shtetëror apo regjional nëpër botë”, thotë Murtezaj, duke shprehur bindjen se institucioneve të Kosovës u mungon edhe të kuptuarit e rolit të diplomacisë publike.

“Diplomacia publike shkon përtej komunikimeve zyrtare ‘qeveri me qeveri’ apo ‘ambasadë me ambasadë’. Diplomacia publike prek të gjitha shtresat dhe sferat e jetës në një vend përkatës”, thotë Murtezaj.

Sipas tij, ajo duhet të ketë qëllim edhe krijimin e një terreni për realizimin e ambicieve diplomatike mes autoriteteve të dy shteteve, përmes rritjes së vetëdijes, ndërgjegjësimit dhe më pas edhe njohjes ndërkombëtare të një shteti.

Në këtë lloj diplomacie, thotë Murtezaj, duhet të përfshihen individë nga Kosova që paraqesin histori suksesi dhe që ndihmojnë në relaksimin e marrëdhënieve ndërnjerëzore, kulturore, akademike, institucionale, sportive dhe të tjera.

“Për t’i nxjerrë përfitimet nga kjo minierë potenciale e kontributit për Kosovën, duhet një strategji ombrellë, e cila pastaj ka mundësi t’i orientojë këto kontribute në synime të caktuara”, thekson ai.

Kosova, aktualisht, nuk ka të angazhuar asnjë kompani lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Posterë si ky me mbishkrimin “Make Kosovo Great Again” dhe portretet e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump dhe Richard Grenell, ishin vendosur gjithandej nëpër Prishtinë, Kosovë, pasi Trump doli fitues në zgjedhjet e nëntorit në SHBA.

Sipas tij, forcimi i imazhit të Kosovës është i domosdoshëm, në kohën kur raportet Kosovë-SHBA janë lëkundur, si pasojë e disa veprimeve të Qeverisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, të cilat SHBA-ja i ka konsideruar si të pakoordinuara dhe me ndikim jo të mirë te komuniteti serb lokal.

“Mendoj se mund të bëhet më shumë. Të kërkojmë forma të reja organizimi dhe që diaspora të mos jetë e shpërqendruar. Iniciativat duhet të nisin nga diplomacia jonë”, thekson Spahiu.

Për Krasniqin, nga organizata Germin, angazhimi i diasporës në çështjet diplomatike është paksa edhe delikat, sidomos kur bëhet fjalë për kontraktimin e kompanive lobuese ose individëve për këtë çështje.

Ai sqaron se shumë individë nga diaspora janë shtetas të vendeve ku jetojnë dhe thotë se kjo do të krijonte një situatë të ndjeshme nëse ata do të angazhoheshin për një shtet tjetër – në këtë rast Kosovën.

Një ide, Krasniqi thotë se mund të jetë krijimi i një departamenti të institucionalizuar, që do të merrej vazhdimisht me çështjet e diasporës dhe angazhimin e saj diplomatik.

Radio Evropa e Lirë bëri përpjekje t’i kontaktojë disa shoqata të kosovarëve në diasporë, si në Evropë, ashtu edhe në SHBA, për të marrë komentet e tyre për qasjen e institucioneve të Kosovës ndaj angazhimit të diasporës në çështje diplomatike. Por, deri në publikimin e këtij artikulli, ato nuk u përgjigjën.

Qytetarët e Kosovës, prej kohësh, pranojnë mbi 1 miliard euro remitenca në vit.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë, po ashtu, se diaspora zë vendin e parë sa u përket investimeve të huaja në Kosovë, të cilat bëhen kryesisht në patundshmëri./REL

Previous Post

VIDEO/ Bomba shpërthen në zemër të Athinës, sulmohen zyrat e kompanisë hekurudhore, eksploziv në çanta

Next Post

Mali gati të shpërthejë, 300 mijë banorë dynden në dyqane për të grumbulluar furnizime

albnews

albnews

Related Posts

Morinë-Vërmicë, superdogana e Shqipërisë dhe Kosovës. 3 mln udhëtarë në vetëm 5 muaj
Albania

Morinë-Vërmicë, superdogana e Shqipërisë dhe Kosovës. 3 mln udhëtarë në vetëm 5 muaj

4 July, 2025
Osmani-SHBA-ve: Nga populli më pro-amerikan në botë, gëzuar 4 korrikun!
Kosova

Osmani-SHBA-ve: Nga populli më pro-amerikan në botë, gëzuar 4 korrikun!

4 July, 2025
Ndodh para Kuvendit të Kosovës, katër gomerë në shenjë proteste
Kosova

Ndodh para Kuvendit të Kosovës, katër gomerë në shenjë proteste

3 July, 2025
Next Post
Mali gati të shpërthejë, 300 mijë banorë dynden në dyqane për të grumbulluar furnizime

Mali gati të shpërthejë, 300 mijë banorë dynden në dyqane për të grumbulluar furnizime

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
EMRAT/ 21 drejtorët në bashkinë e Vlorës që iu bindën “ultimatumit” të Ramës, dhanë dorëheqjen

EMRAT/ 21 drejtorët në bashkinë e Vlorës që iu bindën “ultimatumit” të Ramës, dhanë dorëheqjen

4 July, 2025
Një trup qiellor misterioz në sistemin tonë Diellor

Një trup qiellor misterioz në sistemin tonë Diellor

4 July, 2025
“Plumbi i Artë”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper

“Plumbi i Artë”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper

4 July, 2025
“Rruga e vdekjes”/ Autostrada ku humbi jetën Diogo Jota, e njohur për gjendjen e saj të keqe! Prej kohësh ankesa nga qytetarët

“Rruga e vdekjes”/ Autostrada ku humbi jetën Diogo Jota, e njohur për gjendjen e saj të keqe! Prej kohësh ankesa nga qytetarët

4 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5064 shares
    Share 2026 Tweet 1266
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2539 shares
    Share 1016 Tweet 635
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1948 shares
    Share 779 Tweet 487
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1860 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1718 shares
    Share 687 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM