Diaspora e Strugës e indinjuar nga deklarata e z. Taravarit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ngjarjet e fundit brenda taborit të Aleancës për Shqiptarët, na shqetësojnë dhe na shtyjnë të themi se : Deklarata e Kryetarit të partisë na duket e nxituar , por që duhet shqyrtuar patjetër brenda strukturave të partis.

Prioriteti i një kryetari është të ruaj tërësin e një partie dhe ta zgjeroj atë, të krijoj kushte për funksionimin e partisë, për vendime të drejta dhe debat demokratik brenda saj.

Sot opozitarët e bashkuar, dje funksionarë të BDI-së, janë ikona të së keqes të varur ose ngjyrosur në mure. Te njohur si llumi i politikbërjes shqiptare , pa një ofertë konkrete, pa një vizion të qartë por veç me një qëllim, të kthehen në karriget ku u ulen me çorape të bardha e të grisura dhe iken nga to me miliona…

Pra ne si Diaspor e Strugës, kërkojmë nga Kryetari dhe strukturat e partisë, ti thirrin arsyes dhe të jenë unik në vendimet e tyre.

Me respekt,
Diaspora e Strugës
Zvicër
02.02.2024.

Share This Article