“Diaspora kontribut për Kosovën!” Osmani: Shqiptarët zë i fuqishëm në institucionet amerikane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë vizitës së saj në SHBA, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është ndalur dhe në një vizitë në Shoqatën shqiptare “Bijtë e shqipes” në Filadelfia.

Ajo vlerëson angazhimin e çdo shoqate që kontribuon për të ardhmen e Kosovës, pasi sipas saj zëri i tyre është i fuqishëm në institucionet amerikane.

Presidentja Osmani theksoi rolin e shqiptarëve të Amerikës, duke e quajtur kontributin e tyre të pazëvendësueshëm jo vetëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në vitet ’90, por edhe në ditët e sotme.

“Shqiptarët këtu në Amerikë janë zë i fuqishëm në institucionet amerikane dhe shndërrohen në urë lidhëse mes SHBA-së dhe Kosovës ,” deklaroi Osmani.

Vizita kishte si qëllim mirënjohjen dhe nxitjen e organizimit të mëtejshëm të diasporës, për të ngritur zërin në mbrojtje të Kosovës dhe të të drejtave të shqiptarëve kudo që jetojnë.

Share This Article