Diaspora me një tekst të përbashkët mësimor

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci kanë qenë pjesë e konferencës prezantuese të e librit fitues “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli I, një fryt i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Kosovës për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë.

Gjatë kësaj konference, të organizuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, është caktuar edhe  kalendari i punës së Komisionit të Përbashkët për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën, për fazën e dytë.

Kushi theksoi se “diaspora shqiptare është një pasuri shumë e madhe për mbarë kombin shqiptar, prandaj është në interesin tonë të përbashkët që ta mbështesim gjithnjë e më shumë mësimin e gjuhës shqipe dhe ruajtjen e identitetin tonë kombëtar tek diaspora, e sidomos tek fëmijët e tyre”.

Ministrja Nagavci tha se përgatitja e këtij teksti është dëshmia më e mirë që bashkërendimi mund të krijojë gjëra me vlerë. Ajo theksoi se me angazhimin e mëtejshëm të dy shteteve do të punohet në hartimin e teksteve mësimore për nivelet tjera të mësimit shqip në diasporë.

Të pranishëm në këtë takim kanë qenë përfaqësues të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe anëtarë të Komisionit të përbashkët Shqipëri-Kosovë për miratimin e teksteve mësimore për diasporën.

Share This Article