ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ballukun nuk e lanë të fliste në Parlament, humbën shansin për përgjigjet 2 minutes ago
Vrasja e 25 personave-Të enjten mblidhet Këshilli i Sigurimit dhe OSBE, ministri i Jashtëm ukrainas:  Do tregojmë tmerrin rus 5 minutes ago
Erdogan: Turqia, e gatshme të diskutojë me Rusinë për paqe të drejtë e të qëndrueshme në Ukrainë 6 minutes ago
SHBA apel Zelenskyt: Prano planin e paqes, hiq dorë nga disa territore dhe armatimet 12 minutes ago
Presidenti Trump nënshkruan ligjin për publikimin e dosjeve të Epstein 14 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Diaspora për Shqipërinë e Lirë i është drejtuar me një letër zyrtare Znj. Mimi Kodheli dhe Z. Tomorr Alizoti si kyesues te Komisionit Parlamentar të Jashtëm

albnews by albnews
14 June, 2023
in Albania, Shqiperia
0
Diaspora për Shqipërinë e Lirë i është drejtuar me një letër zyrtare Znj. Mimi Kodheli dhe Z. Tomorr Alizoti si kyesues te Komisionit Parlamentar të Jashtëm
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Diaspora për Shqipërinë e lirë sheh me shqetësim të madh vendimin e fundit të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Znj. Olta Xhacka për promovimin e individëve pa eksperiencë dhe përvojë në krye te misioneve diplomatike shqiptare. Nga mediat jemi bërë me dije për shkresën me nr.9553 datë. 06.06.2023 drejtuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për nisjen e procedures ligjore për emërimin në postet e Kreut të Misioneve Diplomatik.

RelatedPosts

Ballukun nuk e lanë të fliste në Parlament, humbën shansin për përgjigjet

Kryeministri i Shqipërisë akuzon Mahmoodin për ‘stereotipizim etnik’

Turkish Airlines e ka marrë vendimin! Nxjerr në shitje të gjitha aksionet në Air Albania

Duam të theksojmë se propozimi I këtyre individëve është bërë në mënyrë të fshehtë dhe pa u konsultuar me diasporën apo ndonjë entitet tjetër.
Për këtë arsye Diaspora për Shqipërinë e Lirë me përgjegjësi të plotë ndaj diasporës shqiptare dhe për transparencë ndaj qytetarëve ju kërkon infomracionin e mëposhtëm.

1. Kur është hapur procedura për zgjedhjen e Kreut të Misionit Diplomatik dhe cilat janë hapat që janë ndjekur për të arritur në këto propozime?
2. Nëse është ndjekur një procedurë, ju lutem të na jepni një kopje të dokumentacionit përkatës.
3. Cilat jane arritjet dhe ekperiencat e secilit kandidat në politikën e jashtme?
4. Përse ish-deputetë të Partisë Socialiste janë kandidatë për Ambasador në Austri, Gjenevë dhe SHBA ku ligji e përcakton qartë se kandidatët nuk duhet te jenë pjesë e asnjë partie apo shoqate politike_
5. Cilat janë arritjet e Z. Mustafa Nano me profesion gazetar në politikën e jashtme?

Në mbështetje të Ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë” Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme me këtë propozim ka bërë shkelje të mëposhtme:

I. Neni 27 pika 1. Kreu i misionit diplomatik përzgjidhet ndërmjet diplomatëve të karrierës me gradë të lartë, jo më pak se këshilltar.

II. Neni 27 pika 2. gërma b) ketë të paktën 10 vjet përvojë në fushën e politikës së jashtme, marrëdhënieve ndërkombëtare, marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare ose të së drejtës ndërkombëtare, ndër të cilat tre vjet në pozicione drejtuese.

III. Neni 35, pika 2. gërma a) të mos bëjnë pjesë në asnjë parti apo shoqatë politike.

Duke u bazuar më sipër kandidatët për postin e Kreut të Misionit Diplomatik në

🔴Austri, Z. Fatmir Velaj (ish-deputet i Partisë Socialiste),

🔴Zvicër, Z. Mustafa Nano (Gazetar)

🔴ShBA, Z. Ervin Bushati (ish-deputet i Partisë Socialiste)

🔴Gjenevë, Znj. Vasilika Hysi(ish-deputete e Partisë Socialiste)

nuk plotësojnë të paktën një nga kushtet e mësipërme!

Për këtë arsye Diaspora për Shqipërinë e Lirë, kërkon transparencë dhe ju kërkon ju si institucioni përgjegjës të na vini në dispozicion:

🟢 Një kopje të plotë të dosjes për secilin kandidat dhe arsyetimin ligjor përse këta kandidatë plotësojnë të gjitha kushtet ligjore për të qenë përfaqësues të selive diplomatike shqiptare.

Diaspora mëton fort që çdo individ që emërohet ambasador duhet të bazohet në merita, kualifikime dhe përvojë të mëparshme në shërbimin e jashtëm, sidomos kur këto emërime bëhen nëpër ambasada të rëndësishme si ajo e Zvicrës, Austrisë, Misionit të përhershëm pranë Kombeve të Bashkuara në Gjenevë dhe SHBA-së. Emërime të tilla mbajnë përgjegjësinë e përfaqësimit të interesave të popullit shqiptar jashtë vendit, të mbrojtjes së të drejtave të tij dhe të nxitjes së marrëdhënieve pozitive dypalëshe. Duke emëruar individë politikë që nuk kanë ekspertizën dhe përvojën e nevojshme, cilësia e shërbimeve diplomatike të ofruara për diasporën shqiptare dhe reputacioni ynë në skenën ndërkombëtare do të përkeqësohet.

Është e drejta e diasporës, si dhe pritshmëria jonë legjitime, që të kemi përfaqësues diplomatikë shumë të kualifikuar dhe kompetentë, të cilët mund të adresojnë në mënyrë efektive nevojat dhe shqetësimet e gjithë diasporës shqiptare.

Duke ju rikujtuar ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” ju bëjmë me dije se keni 10 ditë kohë nga momenti i marrjes së kësaj letre për të na kthyer përgjigje.

Duke ju uruar punë të mbarë!

Me respekt,

Kryesia e Diaspora për Shqipërinë e Lirë

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ballukun nuk e lanë të fliste në Parlament, humbën shansin për përgjigjet

Ballukun nuk e lanë të fliste në Parlament, humbën shansin për përgjigjet

20 November, 2025
Vrasja e 25 personave-Të enjten mblidhet Këshilli i Sigurimit dhe OSBE, ministri i Jashtëm ukrainas:  Do tregojmë tmerrin rus

Vrasja e 25 personave-Të enjten mblidhet Këshilli i Sigurimit dhe OSBE, ministri i Jashtëm ukrainas:  Do tregojmë tmerrin rus

20 November, 2025
Erdogan: Turqia, e gatshme të diskutojë me Rusinë për paqe të drejtë e të qëndrueshme në Ukrainë

Erdogan: Turqia, e gatshme të diskutojë me Rusinë për paqe të drejtë e të qëndrueshme në Ukrainë

20 November, 2025
SHBA apel Zelenskyt: Prano planin e paqes, hiq dorë nga disa territore dhe armatimet

SHBA apel Zelenskyt: Prano planin e paqes, hiq dorë nga disa territore dhe armatimet

20 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result