Diaspora shkencore, Majko: Komunikim të vazhdueshëm me elitën shkencore shqiptare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nisi sot konferenca dy ditore “Kërkimi shkencor në hapësirën mbarëshqiptare dhe roli i Diasporës shkencore”.

Një aktivitet i organizuar në Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës dhe instituti Alb Shkenca me mbështetjen e ministrit të Shtetit për Diasporën.

Në fjalën e tij përshëndetëse Ministri i Shtetit për Diasporën  Majko tha se kjo konferencë është një hap, si pjesë e bashkëpunimit me shoqërinë civile, i cili me mbështetjen buxhetore të shtetit shqiptar do të jetë një aktivitet i përvitshëm. Ajo si e tillë ka një rëndësi të madhe për komunitetin e shkencëtareve shqiptar brenda dhe jashtë vendit.

“Mbajtja e kësaj konference vetëm pak muaj mbas Samitit të Diasporës shqiptare është shprehje e nevojës për të pasur një komunikim të vazhdueshëm me elitën shkencore shqiptare. Ky komunikim është i nevojshëm për shkëmbimin e informacioneve, përvojave, dhe krijimit të lidhjeve të rëndësishme për të krijuar një opinion të kualifikuar shkencor dhe kombëtar. Si asnjëherë më parë në ekzistencën e tij kombit shqiptar nuk i nevojiten vlerësimi dhe organizimi i inteligjencës së shkencës. Koha e luftës për mbijetesë kombëtare ka mbaruar. Tani kombit shqiptar i duhet dija dhe njerëzit e saj”, tha ministri Majko gjatë fjalës së hapjes./ATSH/

Share This Article