Diaspora thyen rekord në kohë pandemie, në maj të 2020 dërgoi më shumti para në Kosovë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Diaspora e Kosovës ka thyer rekord për paratë e dërguara në Kosovë në maj të këtij viti.

Sipas statistikave të Bankës Qendrore të Kosovës, në maj të 2020, Diaspora e Kosovës ka dërguar në Kosovë mbi 100 milionë euro para të gatshme, ndonëse sikur Kosova, pothuajse e gjithë bota është përballur me krizën shëndetësore e financiare nga virusi COVID-19.

Të dhënat e BQK-së tregojnë se në maj të 2020, diaspora kosovare ka dërguar në Kosovë 100.7 milionë euro vetëm gjatë muajit maj.

Në krahasim me vitet e kaluara, maji i këtij viti gati sa nuk e ka dyfishuar vlerën e parave të dërguara në Kosovë.

Në maj të 2019, sipas të dhënave të BQK-së diaspora kishte dërguar në Kosovë 78.4 milionë euro, apo rreth 22 milionë euro më pak se sa këtë vit.

Në maj të 2018, nga diaspora në Kosovë ishin ardhur 73.7 milionë euro, apo 27 milionë euro më pak se sa në 2020.

Në maj të 2017, në Kosovë nga diaspora kishin hyrë 67.6 milionë euro. Në maj të 2016 kishin hyrë 57.3 milionë euro, ndërsa në maj të 2015, 58.3 milionë euro.

Maj 2020 – 100.7 milionë euro

Maj 2019 – 78.4 milionë euro

Maj 2018 – 73.7 milionë euro

Maj 2017 – 67.6 milionë euro

Maj 2016 – 57.3 milionë euro

Maj 2015 – 58.3 milionë euro

Share This Article