Diego Maradona junior mbron Napolin në lidhje me cështjen e ndeshjes së pazhvilluar me Juventus: “Askush nuk e kupton se Napoli nuk u nis për shkak të vendimit të ASL e jo për ndonjë hile”. Duke ndërhyrë mbrëm në emisionin Tiki Taka, i biri i Pibe de Oro është shprehur me besim se ndeshja do të kishte qenë në favor të të kaltërve: “Napoli këtë vit do kishte shkuar në Torino gati si favorit. Sigurisht që po luante më mirë, shprehte futboll më të mirë dhe ishte më në formë se Juve”.
Maradona jr ka qenë pak diplomati në lidhje me rivalitetin me bardhezinjtë: “Zakonisht jam shumë sportiv por kur flitet për Juventus nuk bëhem i tillë. E ndjeja më parë transferimin e Chiesa tek Juventus e mbi faktin se të gjithë lojtarët heqin dorë nga vetja dhe shkojnë në Torino. Duhet të korigjohem, lojtari më i mirë në botë nuk iu dorëzua Juventusit, falë Zotit”.
Mbi atë që nuk i pëlqen tek Juventus, ai deklaron: “Do kisha nevojë për një natë të tërë për ti renditur të gjitha. Mund të them vetëm se më pëlqen të jetoj jetën të kaltër e jo bardhezi”.
Në lidhje me debatin e përhershëm se cili është lojtari më i mirë në botë i të gjithë kohëve, por këtë herë duke krahasuar Maradonën me Cristiano Ronaldo, deklaron: “Nuk krahasoj tokësorët me jashtëtokësorët. Nga Ronaldo më kujtohet një më i mirë që ishte brazilian”.

