Biznesmeni i njohur shqiptar dhe presidenti i Alb Uk Tv, Helidon Kastrati ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur në Kosovë, me ftesat që i janë dërguar për intervistim kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ish-komandantëve të tjerë të UÇK-së nga e ashtuquajtura “Gjykata Speciale”.
“Kjo që po ndodh me shqiptarët s’ka ndodhë me asnjë popull tjetër, e shkoi deri aty sa them edhe as me atë hebre. Sepse vërtetë hebrenjtë janë persekutuar e vrarë nga nazistët, por shqiptarët e Kosovës u vranë e dogjën nga serbët në mes te ‘demokracive’, e liderët e tyre pavarësisht emrit apo mbiemrit, po persekutohen deri në ditët e sotme nga evropianët më parë me të ashtuquajturën ‘Gjykata e Hagës’ që as USA nuk e respekton dhe tani me të ashtuquajturën ‘Gjykatën Speciale’”, thotë Kastrati.
Shkrimi i plotë Kastratit në Facebook:
“Dielli” Evropë ku shqiptarët për 30 vjet po duan të “SHKOJNË” po djeg vet shqiptarët….
Kjo që po ndodh me shqiptarët s’ka ndodhë me asnjë popull tjetër, e shkoi deri aty sa them edhe as me atë hebre. Sepse vërtetë hebrenjtë janë persekutuar e vrarë nga nazistët, por shqiptarët e Kosovës u vranë e dogjën nga serbët në mes te “demokracive”, e liderët e tyre pavarësisht emrit apo mbiemrit, po persekutohen deri në ditët e sotme nga evropianët më parë me të ashtuquajturën “Gjykata e Hagës” që as SHBA nuk e respekton dhe tani me të ashtuquajturën “Gjykatën Speciale”. E gjitha kjo bëhet për të hedhur poshtë Luftën çlirimtare të UÇK-së. Ky është një plan djallëzor i nipërve të atyre që shkaktuan 1912-1913. Duan ta vejnë Kosovën me “shpatulla prej muri”, i hoqën Flamurin , i vunë kushtetutë që nuk lejon 96% popullsisë të vet deklarohet me referendum, që është kushtetutë antidemokratike, i persekutuan e njollosen emrin e luftës për Liri të UÇK-së e gjithë popullit shqiptar të Kosovës. Por kanë harruar se Kosova është zemra Shqiptarisë. Kosova Martire do mbijetojë, se do lind përsëri martirë, e gjithë kjo në fund ka vetëm një solucion – Bashkimin Kombëtar. Çdo rrugë e bukur e çuditshme që ua tregojnë liderë të huaj, ose ata të shitur, nuk është veç një helm në gjakun e shqiptarëve, për të humbur atë identitet shqiptar të gjyshërve tanë.
Shqipëria e Kosova duhen bashkuar, pasi si po e shikoni as njëra, as tjetra s’bëjnë dot pa njëra-tjetrën. Duam një komb shqiptare të fuqishëm. Duhet kërkojmë bashkim, e mos të lejojmë më të huajt të luajnë me interesat tona kombëtare, të mos tallen më me Ne.
Të merresh tre herë në Hagë një kryeministër, e shumicën e luftëtarëve të Lirisë, është “Harsment” në çdo skaj të Botës. S’e kuptoj si mund t’ia lejojmë këtë gjë vetes. S’ka rëndësi sa i mirë apo i keq qoftë ai, rendësi ka se është kryeministri i Kosovës, po injolloset Kosova, kjo është loja që po bëjnë….
Edhe tjetra është kërcënim, “po nuk hoqët taksen ose s’na ndiqni ne, do përfundoni kështu me akuza rregullta o te rrema, kjo s’ka rëndësi”.