Digjet flamuri bullgar në Maqedoni/ Reagon ashpër Sofja

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndërkohë, në lidhje me këtë çështje ka reaguar dhe Ministria e Jashtme në Shkup nuk e bëri publike përmbajtjen e letrës, por përmes një deklarate e dënoi dhe ajo aktin e djegies së flamurit bullgar.

Në një karnval që është mbajtur ditën e djeshme në qytetin e Vevçanit në Maqedoninë e Veriut, qytetarët kanë djegur flamurin e Bullgarisë. Në lidhje me këtë ka reaguar ashpër dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë,  e cila shkruan se pjesëmarrësit në këtë manifestim tradicional, përveç djegies së flamurit, kanë parakaluar me maska e veshje ushtarake, duke treguar, sipas tyre, të kaluarën fashiste të Bullgarisë.

“Pas njoftimeve në media në lidhje me djegien e flamurit bullgar në Vevçani në Republikën e Maqedonisë së Veriut, udhëzova ambasadorin bullgar në Shkup, Angel Angelov, t’i shprehë Qeverisë së Maqedonisë së Veriut pakënaqësinë tonë të fortë për këtë akt vandalizmi. Ambasadori Angelov tashmë i ka dërguar një notë të mprehtë verbale Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut”, njoftoi ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

Ndërkohë, në lidhje me këtë çështje ka reaguar dhe Ministria e Jashtme në Shkup nuk e bëri publike përmbajtjen e letrës, por përmes një deklarate e dënoi dhe ajo aktin e djegies së flamurit bullgar.

“Tradita shekullore nuk duhet të rrezikohet nga aktivitete që përçmojnë ose ofendojnë kombet, shtetet, veçanërisht fqinjët tanë. Ne e dënojmë djegien e flamurit të Republikës së Bullgarisë në karnevalin në Vevçani, si akt që dëmton reputacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në reagimin e saj.

Incidenti, është  dënuar dhe nga presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, vjen në një kohë tensionesh mes dy vendeve, pasi Bullgaria, në nëntor të vitit të kaluar, i vuri veton nisjes në bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

Share This Article