Digjet makina e Kozak Braçit në Allias, Personazhi i Tik Tokut: Rrugëve jam 24 orë, hajdeni më gjeni, mos ejani ë shtëpi ku ka gra e fëmijë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tiranë – Makina e personazhit të njohur të rrjeteve sociale Kozak Braçit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Makina është djegur në zonën e Alliasit, ku dhe Braçi banon me familjen e tij.

Policia ka njoftuar se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e shkakut të zjarrit.

“Më datë 02.12.2023, rreth orës 02:50, në Allias, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetasit K. B., 30 vjeç, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,- njofton policia.

Por sipas 30-vjeçarit zjarri ka qënë i qëllimshëm.

“Po nuk e gjeti shteti kësaj radhe se është e disata herë, atëherë do e gjej vetë unë me njerëzit e mi. Jam çuar në 4 të mëngjesit, dritare kam parë këtë pamje duke u djegur makina. Është hera e disatë që me ndodhin këto gjëra. Dikush që ka diçka me mua të më gjej, rrugëve jam 24 or ë. Të vijnë të unë jot e makina dhe të shtëpia ime ku ka vetëm gra dhe kalama”,- shkruan Braçi.

Share This Article