Digjet një qendër tregtare në Pejë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur për Telegrafin se ende po vazhdojnë të jenë në flakët e mëdha të zjarrit depot dhe qendra tregtare ELKOS Center në Pejë.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, në fillim janë përfshi nga flakët e zjarrit depot, më vonë edhe qendra tregtare ELKOS Center në Pejë.

Ai po ashtu bëri të ditur se në vendngjarje janë të gjithë njësitë e zjarrfikësve nga të gjitha rajonet e vendit.

“Njëherë depotë janë përfshi nga flakët, pastaj është përfshi nga zjarri edhe qendrat tregtare ELKOS-it. Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitë e zjarrfikësve nga të gjitha rajonet e tjera”, ka thënë Gashi për Telegrafin.

Share This Article