Dikur Erdogan shiste ujë e simite në rrugë, tani është president i një shteti të fuqishëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Recep Tayyip Erdogan është president i një ndër shteteve më të fuqishme në botë.

Presidenti i Turqisë nuk kishte edhe një fëmijëri të lehtë.

Ai fëmijërinë e hershme e kaloi në një lagje të varfër të Stambollit, teksa për të siguruar të ardhura për familjen e tij Ai blinte kartolina dhe i shiste në rrugë.

Por Erdogan dikur nuk shiste vetëm kartolina.

Ai poashtu punoi si shitës ambulant duke shitur simite e ujë në rrugë.

Në rininë e tij, Erdoğan luajti futboll gjysmë-profesional në një klub lokal.

Fenerbahçe donte që ai të transferohej në klub por babai i tij e parandaloi atë.

Megjithatë, sot Turqia që udhëheq Erdogani është një nga vendet më të fuqishme. Ushtria e saj është në mesin e 10 ushtrive më të forta në botë.

Kujtojmë, që Erdogani ishte 4 vjet kryebashkiak i Stambollit, 11 vjet Kryeministër, ndërsa që nga 2014 është President i Turqisë.

Erdogani është i martuar me Eminen dhe së bashku kanë 4 fëmijë, dy djem Ahmet Burak dhe Necmettin Bilal si dhe dy vajza, Summey dhe Esra ./Express/

Share This Article