Dikur frymëzoi masakrat në Kosovë, këngëtari serb ftohet në Festën e Birrës në Korçë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtari serb Goran Bregovic do të jetë një nga të ftuarit special të këtij viti në Festën e Birrës në Korçë.

Lajmin e kanë dhënë vetë organizatorët përmes një njoftimi, ku kanë treguar se nata kur do të këndojë Bregovic do të jetë kulmi i festës, duke i bërë prezantim të veçantë pjesëmarrjes së tij.

“Veç artistëve shqiptarë, DJ dhe grupeve më të njohura muzikore në Shqipëri, atmosfera do të kulmojë në natën finale me performancën e këngëtarit Goran Bregovic”, thuhet në njoftimin e organizatorëve. Kjo nuk është hera e parë që këngëtari do të shfaqet para publikut në Shqipëri. Ai mbajti koncert të madh në Tiranë në vitin 2014, ku edhe u vlerësua me çmimin “Çelësi i Tiranës” në atë kohë nga Edi Rama i cili ishte kryetar i bashkisë.

Kujtojmë që Bregovici ishte kthyer në frymëzuesin e miteve serbe, frymëzuesin e masakrave në Kosovë, sidomos me këngët “Kallashnikov”.

Share This Article